Konfidencialiteti

“Aksesi në shërbime të disponueshme në faqen e internetit www.okaidi.com mund të na çojë  në mbledhjen dhe regjistrimin e të dhënave tuaja, të tilla si p.sh. emri, mbiemri, adresa e e-mail-it, emri dhe mosha e fëmijëve, numri i kartës së besnikërisë… ».
Këto informacione janë thelbësore për ne për t’ju ofruar një shërbim cilësor. Këto informacione janë për përdorimin tonë të brendshëm.
Këto të dhëna mund të jenë subjekt i transferimit drejt palëve të treta tregtare të zgjedhura posaçërisht nga Okaidi, përveç në rast të refuzimit nga ana juaj.
Dosjet e administruara nga Okaidi kanë qenë subjekt i një deklarate pranë CNIL. Në përputhje me Direktivën Evropiane 94/46/CE të datës 24 tetor 1995 për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin e të dhënave me karakter personale dhe qarkullimin e lirë të këtyre të dhënave, ju keni të drejtë për akses dhe korrigjim të të dhënave tuaja. Ju mund të ushtroni këtë të drejtë duke na kontaktuar:

> Me E-mail:
service-clients@okaidi.com

Me postë :
Okaïdi
Shërbimi për klientët
162 bd de Fourmies
BP 615
59061 ROUBAIX CEDEX 1

Francë

Cookie-t

Gjatë konsultimit të faqes sonë të internetit, në kompjuterin, celularin ose tablet-in tuaj vendosen disa cookie. Një cookie është një skedar teksti i vendosur gjatë vizitës së një faqeje interneti apo konsultimit të një reklame. Ajo synon të mbledhë informacione në lidhje me lundrimin tuaj në internet dhe t’ju ofrojë shërbime të përshtatshme me pajisjen tuaj, për të përmirësuar përvojën tuaj në lundrim në internet. Kjo është një tjetër arsye pse ne përdorim cookie me qëllim që, për shembull, t’ju identifikojmë dhe të hyjmë në llogarinë tuaj.

Nëse ju nuk dëshironi të përdorni cookie, ju duhet të konfiguroni parametrat e kompjuterit tuaj për të fshirë të gjitha cookie-t e faqeve të internetit dhe/ose të merrni njoftim nëse janë ruajtur cookie. Nëse ju nuk dëshironi të ndryshoni konfigurimin e cookie-ve, thjesht vazhdoni vizitën tuaj në këtë faqe interneti.

Për të mësuar më shumë rreth cookie-ve, ndikimit të tyre mbi ju dhe përvojën tuaj në lundrimin në internet, vizitoni faqen e Komisionit Evropian:   http://ec.europa.eu/cookies/index_fr.htm

> Çfarë lloj cookie përdorim ne?

Cookie-t e verifikimit:

Këto cookie janë thelbësore për t’ju identifikuar juve dhe për të hyrë në llogarinë tuaj në faqen tonë. Ato skadojnë kur ju dilni nga seanca e lundrimit në internet.

Cookie-t e performancës:  

Këto cookie mbledhin informacione anonime rreth lundrimit në këtë faqe interneti. Ato e lejojnë Okaidi-n të zbulojë problemet e mundshme dhe të përmirësojë lundrimin në këtë faqe interneti.

Cookie-t funksionale:  

Këto cookie mbledhin preferencat tuaja dhe në këtë mënyrë lehtësojnë lundrimin tuaj në këtë faqe interneti (p.sh. zgjedhjen e gjuhës, artikujt e vizituar, etj).

Cookie-t e reklamave:  

Këto cookie të quajtura “të treta” mbledhin në mënyrë anonime informacione që rezultojnë nga kërkimet tuaja. Ato mundësojnë kështu të synohen reklamat në funksion të zakoneve tuaja të blerjeve dhe faqeve të vizituara.

 Cookie-t nga faqe interneti të treta:

Faqja jonë përmban lidhje me faqet e tjera që përdorin cookie. Për më shumë informacion mbi këto, ju lutem shikoni informacionet e dhëna nga këto faqe interneti të treta mbi cookie-t e tyre.

> Si menaxhohen cookie-t në shfletues?

Si veprohet për të pranuar ose refuzuar vendosjen e cookie-ve në pajisjen tuaj?

Cookie-t mund të menaxhohen në mënyra të ndryshme: në varësi të preferencave tuaja, ju mund t’i lejoni, refuzoni, çaktivizoni (një cookie që është vendosur tashmë vetëm mund të çaktivizohet, ajo do të fshihet vetëm në fund të jetës së saj). Ne tërheqim vëmendjen tuaj në faktin se refuzimi i përgjithshëm i cookie-ve mund t’i bëjë disa prej shërbimeve tona të paarritshme apo të shkaktojë një përdorim më pak të kënaqshëm e më pak efektiv ose më pak të përshtatshëm të Shërbimeve tona.

Ju mund të shprehni zgjedhjen tuaj dhe të ndryshoni dëshirat tuaja nëpërmjet shfletuesit tuaj:

Konfigurimi i çdo shfletuesi është i ndryshëm. Është përgjegjësia juaj për të ndjekur udhëzimet e botuesit të shfletuesit tuaj si më poshtë (lidhjet e disponueshme në datën e përditësimit të kësaj politike të privatësisë)

– Në qoftë se ju përdorni Internet Explorer : http://windows.microsoft.com/fr-FR/windows-vista/Block-or-allow-cookies
– Në qoftë se ju përdorni Safari : http://support.apple.com/kb/PH11913
– Në qoftë se ju përdorni Firefox : https://support.mozilla.org/fr/kb/cookies-informations-sites-enregistrent#w_paramaetres-des-cookies
– Në qoftë se ju përdorni Chrome : https://support.google.com/chrome/answer/95647
– Në qoftë se ju përdorni Opera : http://help.opera.com/Windows/10.20/fr/cookies.html

– Në qoftë se ju përdorni pajisje të ndryshme, sigurohuni që të konfiguroni shfletuesin sipas preferencave tuaja.

> Cila është kohëzgjatja e ruajtjes së cookie-ve?

Kohëzgjatja maksimale e ruajtjes së cookie-ve është 13 muaj.





Choose language